Shtatë persona kanë vdekur dhe të paktën 70 të tjerë janë plagosur në një shpërthim në seminarin fetar në veri të qytetit pakistanez të Peshavarit, sipas autoriteteve lokale.
Zëdhënësi i spitalit Lady Reading, Mohammad Asim, i tha CNN që kishte edhe fëmijë në mesin e të plagosurve, transmeton portali arbresh.info
Seminarit ndodhet në unazën e qytetit të Peshavarit, në dalje të qytetit.
Komisari i policisë së Peshavarit, Waqar Azeem tha për CNN që shpërthimi ndodhi gjatë ligjëratës së parë të mëngjesit.
Shërbimet e shpëtimit dhe skuadra e bombës janë në vendin e ngjarjes./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...