Në orët e pasdites të datës 25 tetor 2020, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një kafiteri të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme thuhet se si shkak i një mosmarrëveshjeje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit, i lënduar ka mbetur një person, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.
Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar H. V., 21 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.
Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’./arbresh.info/
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...