Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, tha të dielën se do të kuptohet në fund të muajit nëntor dhe në fillim të dhjetorit nëse një vaksinë është e sigurt kundër coronavirusit.
Mirëpo, sipas tij, vaksinimi i gjerë nuk pritet të ndodh për disa muaj, përkatësisht deri vonë në vitin 2021, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
“Ne do ta marrim vesh në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit, nëse një vaksinë është efektive dhe e sigurt”, tha Fauci.
“Vaksinimi i një pjese të konsiderueshme të popullsisë ka gjasa të mos ndodh deri në tremujorin e dytë ose të tretë”, u shpreh eksperti amerikan.
Pandemia e coronavirusit e cila shpërtheu muaj më parë në Wuhan të Kinës, ka prekur globalisht më shumë se 42 milionë persona si dhe ka lënë të vdekur 1.1 milion prej tyre.
Ekspertët e huaj deklarojnë se menaxhimi i sëmundjes mund të arrihet më lehtë me një vaksinë efektive kundër saj; mirëpo në mungesë të ilaçit ata bëjnë apel për respektimin e masave parandaluese. /Telegrafi/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...