Mbrojtësi i Barcelonës, Sergino Dest ka pranuar se është i nervozuar me humbjen ndaj Real Madrid-it 1 – 3.
19-vjeçari u bë amerikani i parë që luan në “El Clasico”, mirëpo skuadra katalunase u mposhtë në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Dest tha se kanë merituar më shumë, sidoqoftë duhet të kthejnë vëmendjen te Juventus-i.
“El Clasico është ndeshje e mirë për të luajtur. Ishte ndeshja ime e parë, por është turp që humbëm të Real Madrid-i”.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë. Kishim shanse edhe ata, por ishin më të suksesshëm dhe shënuan gola”.
“Por, duhet të shkojmë në ndeshjen e radhës. Kemi ndeshjen të mërkurën kundër Juventus-it në Ligën e Kampionëve dhe të fitojmë”, deklaroi ai.
Dest e ka fituar vendin në formacionin titullar, duke lënë pas Sergi Roberto-n./arbresh.info.
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...