Drenica ka konfirmuar se Fadil Rama ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit.
Pas rezultateve jo të mira, Rama ka vendosur t’i jap fund aventurës me klubin nga Skenderaji, shkruan portali arbresh.info.
Njoftimi i plotë i Drenicës pa ndërhyrje:
“Fadil Rama jep dorëheqje!
Skenderaj – 24.10.2020
Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës , pas humbjës 4:1 kundër FC Drita.
Dorëheqja e trajnerit ka ardhur si rrjedhojë e rezultateve jo të mira, thuhet në dorëheqjen e Ramës.
Ky i fundit ka falendëruar kryesinë për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe.
Gjithashtu edhe klubi falendëron trajnerin Rama për punën dhe angazhimin e deri tanishëm.
Klubi do t’ju njoftoj më kohë në lidhje me zhvillimet për emërimin e trajnerit të ri”, ka shkruar klubi në Facebook./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...