Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk ndjen përgjegjësi për të dhënë dorëheqje të cilën nga ai e kërkon opozita.
Ai sot në Strumicë i bën thirrje opozitës ta lë anash politikën nga lufta kundër pandemisë me Kovid-19.
Theksoi se nga fillimi i krizës gjithë ekipi punon në mënyrë profesionale dhe asnjëherë nuk ka bërë përpjekje të prezantojë politizim në cilindo rekomandim dhe vendim.
“I dëgjojmë në opinion propozimet që i jep opozita dhe një pjesë e madhe e tyre nuk kanë kurrfarë logjike mjekësore. Dua t’u rekomandoj ta mbajnë anash politikën nga kjo çështje serioze. Kishin shansë të ndihmojnë, por për fat të keq nuk ndihmuan edhe atëherë kur duhej të nënshkruhet huaja. Tani të gjitha 16 kovid qendrat na vonohen. Të mos dëgjohej atëherë ajo bllokadë nga ish zëvendësministrja e Financave, tani të gjitha kovid qendrat do të instaloheshin në të gjithë shtetin”, theksoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Spitalin e përgjithshëm në Strumicë.
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...