Rastet me koronavirus në SHBA kanë shënuar një rekord ri, gjersa shteti po përballet me një valë të re të infektimeve.
Duke cituar të dhëna nga autoritet shëndetësore lokale, projekti i gjurmimit të Covid raportoi 83,010 raste të reja të premten, transmeton portali arbresh.info
Kirurgu i përgjithshëm Jerome Adams ka paralajmëruar që pranimet në spitale janë duke u rritur, por shkalla e vdekshmërisë janë duke rënë për shkak të kujdesit më të mirë të pacientëve.
Kjo vjen ndërsa gjigantët e farmacisë AstraZeneca dhe Johnson & Johnson rinisin provat e vaksinave amerikane pas miratimit nga rregullatorët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) gjithashtu ka paralajmëruar se vendet në hemisferën veriore janë në një “moment kritik”.
“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një rrugë të rrezikshme,” tha drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke folur me gazetarët.
Sipas Projektit të Ndjekjes së Covid, gati 8.5 milionë raste të koronavirusit janë raportuar në Amerikë që nga fillimi i pandemisë./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit