Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut, u takua edhe me kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti vlerësoi rolin e spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se kontributi i tyre në zhvillimin e vendit, veçanërisht në kultivimin e demokracisë dhe integrimit është tepër i rëndësishëm, pasi që shqiptarët me të drejtë konsiderohen si përcaktues në shtetndërtim.
Po ashtu, kryeministri Hoti me nikoqirin diskutoi edhe për proceset dhe gjendjen politike në Kosovë dhe në rajon, ku specifikoi prioritetet dhe përkushtimin e Qeverisë në betejën kundër pandemisë COVID-19, si dhe planin për rimëkëmbje ekonomike./arbresh.info/
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram