Qindra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e myftiut sunit të kryeqytetit të Sirisë, Damask, i cili u vra nga një makinë bombë të enjten.
Sheikh Mohammad Adnan al-Afiyuni vdiq kur makina e tij u shënjestrua me një mjet shpërthyes jashtë qytetit, transmeton portali arbresh.info
Sheikh Afiyuni, një aleat i presidentit Bashar al-Assad, ishte i njohur për kryerjen e bisedimeve me rebelët në rajonin e Damaskut.

Qeveria tani kontrollon pjesën më të madhe të vendit pas nëntë viteve të luftës civile.
Më shumë se 380,000 njerëz janë vrarë dhe 13.2 milion të tjerë – gjysma e popullsisë së Sirisë para luftës – janë zhvendosur brenda dhe jashtë Sirisë.
Shejh Afiyuni vdiq në qytetin Qudsaya, në veri-perëndim të kryeqytetit, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve Sana. Agjencia lëshoi fotografi të makinës së tij të shkatërruar./arbresh.info/

Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore