Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, familjarët dhe bashkëluftëtarët e Komandant Drinit- Ekrem Rexha, sot kanë bërë përurimin e memorialit të Komandant Drinit në Prizren.
Gjatë ceremonisë së përurimit të këtij memoriali, kryetari Haskuka u shpreh se 20 vite pas vrasjes mizore të tij, Komandant Drinit po iu jepet mirënjohja e munguar, por e merituar, edhe pse sipas tij kjo është më e pakta që mund të bëhet për të përkujtuar jetën dhe veprën madhështore të tij.
“Komandant Drini është frymëzim për gjeneratat e reja për dashurinë për atdheun, punën, disiplinën dhe përkushtimin për të mirën publike. Ai është dhe do të mbetet gjallë në mendjen dhe zemrat tona si simbol i luftës së UÇK-së, ushtar i së mirës dhe të së drejtës, si dhe ushtar i cili së bashku me forcat e NATO-s çliroi Prizrenin e mori pjesë edhe në organizime për rimëkëmbjen e Kosovës”, shprehu Haskuka.
Në anën tjetër drejtori i Administratës, Osman Hajdari e falënderoi kryetarin Haskuka për inicimin dhe mbështetjen e fortë për ndërtimin e këtij memoriali të rëndësishëm.
Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar për ndërtimin e këtij memoriali, kurse i biri i Komandant Drinit, Eki Rexha theksoi se kjo ditë ka qenë një ditë e shumëpritur nga familja e tij dhe falënderoi kontribuesit e projektit,ngase sipas tij, me këtë Komandant Drini do të përkujtohet përgjithmonë./arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...