Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se është duke trajtuar me prioritet dy (2) rastet ndaj gazetarit Sh.K., ku herën e parë më 13 qershor 2020, është tentuar t’i digjet vetura personale, andaj lidhur me këtë është iniciuar rast për veprën penale “Zjarrëvënie në tentativë”.
Ndërkaq, herën e dytë më 18 tetor 2020, të njëjtit gazetar i është sulmuar vetura me plumba, ku prokuroria ka iniciuar rast për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.
Prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, të ngarkuar me këto dy raste janë duke i trajtuar me prioritet, si dhe kanë marrë pamjet nga vendet ku kanë ndodhur ngjarjet, kanë intervistuar dëshmitarë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur këto dy raste.
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...