Debati i ndezur për 419 nënshtetësitë e dhëna nga presidenti Ilir Meta është tema e mbrëmjes së sotme.
Analisti Carlo Bollino ka treguar se si nisi ky invesitigim nga media që ai drejton e publikuar më vonë nga gazetari Adriatik Doçi.
Ai tha se Meta i kishte dhënë nënshtetësinë një futbollistit danez për 8 orë, duke mos verifikuar kushtin minimal, nëse ai nuk shkelte sigurinë kombëtare.
“Çdo gjë nisi nga dhënia e një nënshtetësie një futbollisti danezi nga presidenti për vetëm 8 orë. Doçi i është thelluar fletores zyrtare që nuk ishte vetëm një person por kishte edhe të tjerë. Në nenin nr.7 thuhet që një person që merr nënshtetësinë është kur ai person bën për vendin. Elementi skandal është që pavarësisht nga mundësitë e hapura për të dhënë nënshtetësinë është që duhet të verifikohet nëse personi nuk shkel sigurinë kombëtare. Janë 419 raste më 4 vite. Rasti i futbollistit danez është skandal sepse nuk dihet se çfarë të verifikosh në 8 orë. Formula për nënshtetësi është tjetër, është ajo çfarë parashikon ligji, ai i ka dhënë personalisht ato. Nuk mund të japësh nënshtetësi kur ai nuk plotëson pjesën e sigurisë kombëtare. Një rast ishte një person i dënuar në Kosovë për 5 vrasje”, tha Bollino./TCH/
Pas thashethemeve për ndarje, Klea Huta surprizon me urimin ...
Dënim i rëndë për personin që shkaktoi “trazira”...
Shkrimi famëkeq anti-UÇK, Konjufca s’e arsyeton Bashën: Auto...
Mbappe fiton gjyqin ndaj ish-klubit të tij, PSG do të detyro...
Vuçiq: Me tërheqjen e Kushnerit, Serbia humbi 750 milionë eu...
Zelensky: Ukraina s’do ta njohë Donbasin si rus