Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se rivaliteti me Cristiano Ronaldo-n do jetë i përjetshëm, derisa shpreson që portugezi të shërohet nga Covid-19 dhe të lejohet të luajë për Juventus-in këtë të mërkurë.
Ronaldo rezultoi përsëri pozitiv në analizat e koronavirusit, andaj pjesëmarrja e tij për sfidën ndaj Barcelonës është në dyshime, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi për DAZN ka folur rreth përballjes së veçantë ndaj Ronaldo-s, derisa beson se ky rivalitet do jetë i përjetshëm.
“Dueli me Cristiano Ronaldo-n ishte dhe do jetë i veçantë, që do jetë i përjetshëm”.

“Zgjati për shumë vite në La Liga dhe nuk është e lehtë të vazhdosh as shumë. Klubet tona ishin shumë kërkuese, Real Madrid dhe Barcelona, dy klubet më të forta në botë. Gara aq e madhe do jetojë për gjithmonë”.
“Dueli mes meje dhe Cristiano-s ishte shumë i mirë në anën personale dhe mendoj se njerëzit e shijuan gjithashtu”, deklaroi fillimisht argjentinasi.
Dyshja janë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve, por dueli i shumë pritur mund të mos ndodh javën tjetër shkaku që portugezi vazhdon të jetë i prekur nga Covid-19. Sidoqoftë, Messi i ka uruar shërim, derisa shpreson që pesë herë fituesi i Topit të Artë të jetë i pranishëm.

“Sinqerisht kur Cristiano luajti për Real Madrid-in ndeshjet ishin të veçanta, kundër tyre janë, por kur Cristiano ishte në fushë nënkuptonte shumë”.
“Është në të kaluarën dhe tani shohim për sfidat e radhës. Të mërkurën mund të jetë kjo sfidë. Shpresojmë që Cristiano të jetë aty dhe të shërohet së shpejti nga Covid”, u shpreh gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.
Mbetet të shihet nëse dyshja do ritakohen, gjë që do rikthente rivalitetin e madh./arbresh.info.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...