Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot në mëngjes kreun e shtetit, Hashim Thaçin, dhe kryetarin e Aleancës, Ramush Hradinajn. Ata kanë ngrënë mëngjes bashkë, derisa për arsyet e takimit kanë folur nga partia që drejton Veseli.
Nga Partia Demokratike e Kosovës e kanë konfirmuar takimin e sotëm në mes të Kadri Veselit me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinajn, shkruan Arbresh.info.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se takimi i ndodhur në mëngjes nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë
“Kryetari i PDK-së, z.Veseli ka pasur një mëngjes me Presidentin dhe z. Haradinaj, dhe që nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, ka thënë ai.
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG