Rudy Giuliani ka qenë protagonist i një prej skenave më të sikletshme të filmit të ri “Borat” të aktorit Sacha Baron Cohen.
“The Guardian” publikon se Giuliani është intervistuar në film nga “vajza” e Boratit, Tutar, e cila i është prezantuar si gazetare.

Më pas, ajo e ka çuar avokatin e Donald Trump në një dhomë hoteli, ku Giuliani shihet duke u shtrirë në krevat dhe duke futur dorën poshtë pantallonave.
Në këtë moment, hyn në dhomë personazhi Borat duke bërtitur: “Ajo është 15 vjeç, është shumë e vjetër për ty”. Giuliani është shprehur më parë për këtë incident se ka njoftuar policinë.
“Hyri dikush i çmendur në dhomë, me një kostum rozë si transgjinor. Nuk e njoha që ishte Cohen dhe njoftova policinë kur ai u largua me shpejtësi. Më pas, kur e kuptova që ishte aktori i njohur, u ndjeva mirë me veten që nuk ma punoi siç ka bërë me shumë njerëz të tjerë”, thonte Giuliani.

“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...