Rreth 500 pacientë janë shtruar në spital nga COVID-19 në tërë vendin. Vetëm në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, 108 persona u shtruan në spital, nga të cilët rreth 80 janë në mbështetje të oksigjenit.
Në Klinikën për sëmundje infektive nuk ka pacientë në respirator, por ka pesë në Spitalin “8 Shtatori” ku 47 pacientë janë duke u trajtuar nga coronavirusi.
Ndërsa nga spitalet tjera, në Kozle janë hospitalizuar katër fëmijë dhe gjashtë nëna. Në spitalin e Manastirit janë 53, në Shtip 50 pacientë. Kurse në departamentet e infektologjisë në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan dhe Kavadar janë të shtruar 214 pacientë, pozitiv ose të dyshimtë për COVID-19.
Dje u shënua rekord i rasteve të reja. Nga 2688 testime, 641 raste rezultuan pozitiv.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se nëse mbushen të gjitha kapacitetet spitalore, do të ketë orë policore.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni është 24.832, prej të cilëve 17.905 janë shëruar, ndërsa 862 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive për momentin është 6069./Telegrafi/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën