“Nuk keni parë gjë akoma për kthimin e ligjshmërisë”, ishte paralajmërimi i shefit të qeverisë në konferencën e jashtëzakonshme.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion, raporton Arbresh.info.
Para gazetarëve, Hoti ka thënë se arsye parësore e shfuqizimit të këtij vendimi, ka qenë për shkak se në të njëjtin, është përcaktuar numri i Prokurorëv, dhe kjo sipas tij nuk duhet të ndodhte, raporton Arbresh.info.
Madje sipas tij, nga ky departament janë krijuar struktura jo-ligjore.
“A din çka i ka mungu këtij vendimi, vetëm emri i prokurorëve. Pushtetet janë të ndara, drejtësia e ka punën e vet. Përmes këtij vendimi brenda policisë janë krijuar struktura jo-ligjore. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë sipas organizimit që ka Policia e Kosovës”, ka thënë ai.
Madje ai ka përdorur edhe një shprehje, që më shumë është karakteristikë e homologut të tij në Shqipëri, Edi Rama.
“Kjo e fundit do të jetë plotësisht në dispozicion të organeve të drejtësisë edhe me partnerët do të punojmë shumë që të kryejmë obligimet që kemi. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Nuk keni parë gjë akoma për kthimin e ligjshmërisë”, ishte deklarimi i tij.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...