Gjykata e Apelit të Kosovës, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes që të hiqet masa e arrestit shtëpiak ndaj kreut të komunës së Istogut, Haki Rugova dhe të dyshuarit tjetër Lulzim Blakaj.
“Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur më ankesat e avokateve mbrojtës, kundër caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve H.R. dhe L.B.Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, i datës 11 tetor 2020, është ndryshuar. Të pandehurve u është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit, apo personit të caktuar, njofton kjo gjykatë, raporton arbresh.info.
“Konkretisht atyre u është ndaluar që t’i afrohen një dëshmitari, në distancë më të afërt se 100 metra, e po ashtu iu është ndalur çdo komunikim më të, në kohëzgjatje prej një muaji. Më këtë aktvendim të pandehurve u bëhet me dije se në rast se e shkelin këtë masë, gjykata mund të urdhëroj paraburgimin.
Gjykata e Apelit vlerësoj se edhe më këtë masë mund të arrihet qëllimi për të cilin është caktuar masa e arrestit shtëpiak, prandaj edhe vendosi konform dispozitave te nenit 177 par. 1, nën par.1.2 dhe 1.3 të Kodit të Procedurës Penale.
“Gjykata konsideron se nisur nga pesha e veprave penale, mënyra, rrethanat dhe koha në të cilën dyshohen të jenë kryer ato, masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit, është masë e mjaftueshme, për të zvogëluar rrezikun që të pandehurit të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo edhe të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Ndryshe, Haki Rugova po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Konflikt i interesit” , “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe vepër penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” . Ndërsa Lulzim Blakaj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar.” Të gjitha këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./arbesh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...