Policia e Kosovës, ka arrestuar tre persona për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur të dielën në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës për këtë rast janë arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të forta metalike dy persona, të cilëve edhe u kanë shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.
Siç bëhet e ditur, viktimat menjëherë janë duruar për trajtim mjekësor në QKUK dhe njëri prej tyre është liruar menjëherë ndërkaq tjetri vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë:
“Rr. “Muharrem Fejza”, Prishtinë 18.10.2020 – 18:17. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi të njëjtit për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të forta metalike dy viktimat m/k, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime. Viktimat, pas tretmanit mjekësor në QKUK njëri është liruar, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve serioze. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...