Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku, i dorëzoi të hënën letrat kredenciale presidentit të Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen.
Pas pjesës ceremoniale në një bisedë të shkurtër me Cortizo, Telaku shprehu gatishmërinë e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Panamasë si dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Nga ana e tij, kreu i shtetit të Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen i uroi mirëseardhje diplomates kosovare në misionin e saj në këtë vend dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Ai, poashtu, e uroi diplomaten kosovare dhe Kosovën për Marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington në shtator të këtij viti./arbresh.info/

IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë
Gjesti në Gjykatë deklaron se kishte vepruar në gjendje afek...
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...