
????????????????????????????????????
Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi shkruan se ambasadori Qëndrim Gashi në Francë përveç se duhet të shkarkohet ai duhet edhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes fetare.Kelmendi shkruan se nxitja e urrejtjes është vepër që dënohet me Kodin Penal të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ambasadori, Gashi kishte shpërndarë karikatura të profetit, Muhamed.
Kryetari i Fjalës, shkruan se prokuroria nuk duhet të heshtë edhe në heshtë qeveria.Ky është postimi i tij i plotë:Ambasadori Qëndrim Gashi në Francë nuk meriton vetëm të shkarkohet!
Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam përmes karrikaturave nga ana e ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashit, është vepër penale dhe e dënuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Fyerja e Pejgamberit Muhamed Alejhiselatu ue selam është fyerje edhe e popullit të Kosovës që është rreth 96% musliman.
Ambasadori i Kosovën në Francë Qëndrim Gashi duhet ta dijë mirë se ai paguhet nga populli i Kosovës, dhe kjo vepër e tij është shumë e ulët dhe e pamoralshme.Ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi duhet menjëherë të shkarkohet dhe të arrestohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare.
Nxitja e urrejtjes ndërfetare është vepër e dënuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.Nëse heshtë qeveria Hoti, nuk duhet të heshtë prokuroria!Gëzim Kelmend
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...