Trajneri i Juventus-it, Andrea Pirlo ka shpjeguar pse sulmuesi Paulo Dybala ishte në skuadër, por nuk zhvilloi asnjë minutë ndaj Crotone-s.
“Zonja e Vjetër” barazoi me Crotone-n, derisa argjentinasi qëndroi gjatë tërë ndeshjes në stol, duke bërë që të këtë spekulime rreth lidhjes jo të mirë të lojtarit me trajnerin, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, tekniku italian shpjegoi se do ta lejonte Dybala-n të luante, por shkaku i kartonit të kuq të Federico Chiesa-s gjithçka ndryshoi.

“Paulo Dybala erdhi pas 10 ditëve i pa-aktivizuar me Argjentinën. E mora ndaj Crotone që të këtë disa minuta, por pastaj mbetem me 10 lojtarë”.
“Bisedova me të dhe tani është i gatshëm”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse Dybala do jetë titullarë ndaj Dynamo Kiev./arbresh.info.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...