Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, kanë pritur sot në takim një delegacion të KFOR-it italian, të cilët kanë parë nga afër punën e Komitetit dhe formën e raportimit nga secili sektor i përfshirë aty.
Kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar delegacionin e KFOR’it italian për vizitën, e ka falënderuar delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në krye me majorin Cristian Benegiamo, duke shtuar se ishte në interes të Gjilanit që ta marrin përvojën italiane në mënyrën e menaxhimit të pandemisë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, në emër të delegacionit të KFOR’it italian, ka folur major Cristian Benegiamo, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, derisa tha se qëllimi i vizitës së sotme është për ta shpërndarë përvojën italiane në luftën kundër COVID-19.
“Kjo luftë fitohet vetëm duke qenë të gjithë së bashku. Nuk duhet të jetojmë me mendimin vetëm te vaksina. Për momentin nuk e dimë kur do ta kemi vaksinën. Lufta kundër COVID-19 fitohet vetëm duke i bartur maskat, larja e duarve dhe dezinfektimi”, ka thënë major Benegiam./Arbresh.info/
Vdesin dy pacientë në Spitalin e Gjilanit të prekur me koronavirus
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...