Sulmuesi i Manchester United-it, Edinson Cavani është i emocionuar për mundësinë të luajë në Premierë Ligë.
Uruguaiani u largua nga PSG-ja si agjent i lirë për tu transferuar të “Djajtë e Kuq, me të cilët ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Cavani tha se është i emocionuar për sfidën ndaj United-it dhe do jep më të mirën.
“Kisha mundësi të ndryshme, isha i emocionuar për Premierë Ligë-n dhe më shumë për United-in. Isha i motivuar sepse gjithmonë dua të luajë sa më shumë që është e mundshme dhe do jap më të mirën”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, i pyetur për përballjen ndaj PSG-së, Cavani tha se nuk e ka menduar asnjëherë se do ndodhte.
“Do të përjetojë një moment të papritur, askush nuk e ka menduar se do ndodhte. Do jetë e pabesueshme”, përfundoi ai.
Mbetet të shihet nëse Cavani do debutojë kundër ish skuadrës franceze./arbresh.info.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...