Sllovakia ka në plan të testojë për Covid-19 të gjithë shtetasit mbi 10 vjeç gjatë dy fundjavëve të ardhshme.
Kjo u njoftua sot në një konferencë shtypi nga Kryeministri Igor Matoviç, i cili shtoi se ky është një projekt që qeveria e kishte përgatitur gjatë tre javëve të fundit, transmeton portal arbresh.info
Nuk është ende e qartë nëse një test i tillë kombëtar do të jetë i detyrueshëm apo vullnetar.
Testimi i të gjithë popullsisë, siç shpjegoi ai, synon të zbulojë numrin real të njerëzve të infektuar në vend.

Fëmijët më të vegjël se 10 nuk do të duhet të testohen, tha Matoviç, duke shpjeguar se vendimi u mor në bazë të këshillave të pediatërve.
Sllovakia ka rreth 5.5 milion banorë dhe testimi do të jetë organizativ i ngjashëm me zgjedhjet, kështu që do të ketë rreth 6,000 pikë në tërë vendin, ku do të punohet me ekipe shtatë anëtarëshe.
Në mënyrë që të mos mbingarkohen punëtorët shëndetësorë, policia dhe ushtria do t’i ndihmojnë ata në atë aksion.
Koha e mbërritjes për testimin e qytetarëve do të përcaktohet në rend alfabetik për të parandaluar grumbullimet para pikave të kontrollit, tha kryeministri, duke shtuar se testimi do të jetë falas.
Qëllimi i kësaj, sipas tij është se qeveria në Sllovaki nuk dëshiron të futet në një situatë ku mjekët do të detyrohen të zgjedhin se kë të mjekonin dhe kë të lejojnë të vdesë./arbresh.info/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...