Roja i biznesit të ndërtuesit të vrarë mëngjesin e sotëm në Himarë, Niko Goro, ka treguar për Top Channel se autori i vrasjes njihej me të.
Sipas tij ai i ka parë të bisedonin për çështje dokumentesh, por jo që të jenë folur në mënyrë të acaruar. Roja i quajtur Kalem Nevati shprehet shumë i tronditur për këtë ngjarje pasi viktimën e përshkuan njeri shumë të mirë.
“Unë e kam parë duke biseduar me njëri-tjetrin, por jo në mënyrë të acaruar. Ata kanë biseduar nga hyrja e pallatit, punë dokumentesh, ka një muaj ajo punë, e njoh, kam 7 vite që kur kam ardhur nga Pogradeci. Unë isha tek puna po e prisja që të vinte në 8 pa çerek. Dola në rrugë e mora vesh edhe shkova tek spitali. Jam shumë i tronditur se nuk qe ashtu njeriu”, tha Kalem Nevati.
Top Channel gjithashtu ka marrë pamje nga vendi i punës së viktimës, i cili merrej me ndërtim objektesh.
Ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në qendër të Himarës rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm nga Kliti Leka për shkak të një borxhi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...