Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se asnjë marrëveshje në Bruksel nuk do të nënshkruhet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.
Kjo deklaratë e Balaj-Halimaj vjen pas asaj që ka thënë Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të ketë as marrëveshje gjithëpërfshirës Kosovë-Serbi.
“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë. Ne jemi të qartë. Ne e kemi obligim kushtetues formimin e Asociacionit, por ata po kërkojnë që ne të fillojmë të zbatojmë Asociacionin ndërkohë që ne e kemi obligim kushtetues dhe do të zotohemi që kjo do të ndodhë, por ne po kërkojmë që ky Asociacion të fillojë të zbatohet atëherë kur Serbia do ta njohë Kosovën”.
“Pra do të jenë tema të përbashkëta asgjë në Bruksel nuk do të nënshkruhet veç e veç, por të gjitha do të nënshkruhen në një ku aty do të jetë njohja”.
Sipas saj, mospajtimet me partnerët aktual të koalicionit, janë normale dhe që nuk e rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë.
“Po mirë deri më tash nuk është se kemi pasur telashe mes vete. Ka mospajtime të cilat janë normales sipas meje dhe sipas nesh në tema të ndryshme të cilat nuk mund të pajtohemi shpesh herë me shumë njerëz që i kemi rreth vetës por edhe me partnerët e koalicionit. Pra deri më tash nuk ka telashe të cilat mund ta rrezikojnë koalicionin”.
Zëvendëskryeministrja ka folur edhe për çështjen e presidentit duke thënë se kur t’i vije koha do të shohin nëse do të arrijnë ndonjë marrëveshje mes partnerësh.
“Tani për tani ju e dini që presidentin e kemi. Ne si subjekt politik pra si Nismë vlerësojmë se nuk duhet të hyjmë në diskutime ende pa i ardhur momenti dhe koha e duhur për temë të caktuar”.
“Ne kemi një president deri në mandatin e tij do të veprojmë kështu atëherë kur do të vijë kjo çështje për diskutim do të shohim nëse do të arrijmë ndonjë marrëveshje mes partnerësh dhe të tjerëve për çështjen e presidentit”,ka thënë Balaj-Halimaj për EO.
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...