Serbia insiston në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por jo si organizatë joqeveritare e cila do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Kështu ka thënë Aleksander Vuçiq në konferencën e përbashkët për media me Emisarin e BE’së , Lajcak.
“Nëse teoria që tani gjithçka duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, atëherë për çfarë kemi negociuar? 10 serbë mund të formojnë një OJQ në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Atëherë pse i kemi udhëhequr negociatat” , ka thënë Vuçiq në konferencën me Lajçak, raporton Gazeta Express.
Vuçiq ka thënë se Marrëveshja për Asociacioni është nënshkruar para shtatë vjet e gjysmë dhe Kosova akoma se ka implementuar.
Sipas Vuçiqit ekipi negociator i Kosovës ka propozuar statutin për Asociacionin
“Ata thonë që nuk ka qenë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Kujt i bëhet vonë?” , ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë poashtu se nëse nuk implementohet Marrëveshja e Brukselit është e pamundur të ketë vazhdim të dialogut të suksesshëm.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...