Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR. Nesër në rotacionin e parë 44 pjesëtarë të Armatës do të drejtohen në misionin e NATO-s në Kosovë, të përbërë nga oficerët e shtabit dhe tokë sigurie, të cilët do të sistemohen në komandën kryesore të misionit dhe komandës “Perëndim”.
Me praninë e kreut më të lartë ushtarak dhe shtetëror në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të realizohet solemnitet ushtarak me rastin e dërhimin në kontinentin e parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it.
“Pjesëtarët e Armatës gatishmërinë, ndërveprimin dhe aftësinë e tyre për kryerjen e detyrave më të rënda, tani më i kanë dëshmuar në pjesëmarrjen e tanishme 18 vjeçare në misionet paqësorre Isaf dhe Mbështetjen vendimtare në Afganistan dhe misionet Liri për irakun, Altea në Bosnje e Hercegovinë dhe Unifil në Liban”, informuan nga ARM-ja.
Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të anëtar i NATO-s, për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR, ndërsa në periudhën e deritanishme ka marrë pjesë si ndërmjetësues përmes sigurimit të mbështetjes logjistike për NATO-n përmes qendrës koordinative për mbështetje të vendit nikoqir, i cili ka kryer koordinim me forcat e KFOR-it pranë procedurave doganore dhe kufitare të transportit, duke i përfshirë edhe nevojat tjera të KFOR-it të sigurimit logjistik.
Aktivitetin do ta realizojë në harmonizim me protokollet dhe rekomandimet e Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektive për numrin e pjesëmarrësve, organizatës shëndetësore të sigurisë dhe lëvizjen, me distancë dhe mbrojtje të siguruar.
Vdes kandidati presidencial në Kolumbi, ishte qëlluar nga nj...
Lille me vendim të ri për Edon Zhegrovën, lojtari kthehet në...
Presidenti Begaj dekreton Arben Kingjin për mandatin e dytë ...
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbash...
Pëson arrest kardiak, 70-vjeçari humb jetën duke notuar në p...
Kurti takon drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë...