Kryeministri bullgar Boyko Borissov publikoi në Facebook se ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Bullgaria do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në atë drejtim gjatë presidencës sonë të përbashkët me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Procesin e Berlinit. I vlerësoj përpjekjet e presidencës gjermane me Këshillin e BE-së për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve evropianë, si dhe të jetës ekonomike”, tha Borisov në profilin e tij në Facebook.
Ai shtoi në publikim se i ka thënë presidentit francez Emanuel Makron se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë të koordinuar në luftën kundër pandemisë, por që edhe vendet anëtare nuk duhet të privohen nga mundësia për të marrë vetë vendime.
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...