Barcelona në afatin kalimtar të verës nuk arriti të realizojë të gjitha dëshirat në tregun e transferimeve, shkaku i gjendjes së keqe financiare.
Ronald Koeman kërkoi të sillte në Barcelonë Memphis Depay, por nuk u arrit një marrëveshje me Lyon.
Shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19, Barcelona ka vendosur të vihet pas lojtarëve që mund të transferohen falas, raporton Mundo Deportivo, përcjell lajmi.net.
I pari në listën e Barcelonës është David Alaba, kontrata e të cilit me Bayern Munich përfundon në fund të sezonit. Agjenti i lojtarit nuk po gjen marrëveshje me bavarezët, dhe tashmë është vënë në kontakte me Barcelonën.
Lojtari tjetër është Angel Di Maria i PSG, që ndodhet në të njëjtën situatë. Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e Real Madrid.
Një tjetër lojtar që do të tentohet nga Barcelona, është Paul Pogba i Manchester United.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...