Dy të rinj janë përfshirë në një sherr në Balldre të Lezhës. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Policia njofton se është plagosur me sende të forta 26-vjeçari J. P., pas konfliktit të çastit me 30-vjeçarin F. P.
“Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 30 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.
Ky shtetas, në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasin J. P., 26 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Plagosje e rëndë me dashje”, njofton policia./lapsi.al
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...