Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit me përfaqësues të Këshillit Evropian ka bërë të ditur se është diskutuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore nëpër burgje.
Përfaqësuesi i dikasterit të Shëndetësisë një gjë të tillë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.
Tutje, ai ka rikujtuar edhe vështirësitë e zbatimit të Ligjit për Shëndetin mendor, duke thënë se është në fazë rishikuese.
Postimi i plotë:
“Në takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, diskutuam për shërbimin shëndetësor në burgje si dhe ngitjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendet ku personat mbahen pa vullnetin e tyre.
Ministria e Shëndetësisë është në fazën e rishikimit të Ligjit për Shëndetin mendor dhe akteve përcjellëse duke qenë se ky ligj ka qenë vështirë i zbatueshëm.
Bashkpunimi dhe rekomandimet nga ana e Këshillit të Evropës, janë të mirëseardhura për të ngritur cilësinë e përkujdesjes shëndetësore për personat që mbahen në institucionet shëndetësore apo korrektuese pa vullnetin e tyre”. /
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...
PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativë...
9 nga 51 të intervistuarit ndalohen për “manipulim të votave...
Tërnava: Po tentohet njollosja e UÇK-së dhe barazimi me regj...
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...