Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i përgjigjet nismës së Edi Ramës për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në parlamentin e ardhshëm, teksa deklaron se shqiptarët e dinë se Ramës kandidatët e tij ia zgjedh krimi.
Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, teksa publikon sërish përgjimet e publikuara nga gazeta më e madhe në Gjermani “BILD”, që denoncojnë krimin zgjedhor të socialistëve në zgjedhjet e kaluara, Bardhi shpreh habinë e tij se si Edi Rama, i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij, qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeroporte në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!”, deklaron Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...