Kreu i demokratëve Lulzim Basha i është përgjigjur përmes një publikimi në Twitter reagimit të kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa kreu i qeverisë komentonte akuzat në konferencën për shtyp të Bashës lidhur me inceneratorët, kreu i PD-së vazhdon të akuzojë kryeministrin lidhur me tenderat dhe abuzimet e inceneratorëve.
Duke iu drejtuar kryeqeveritarit me cilësimin “hajdut i mafias së plehrave”, Basha shprehet se pas çdo vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e Ramës.
“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja”, ka shkruar Basha në twitter.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...