Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se Vjosa Osmani e ka hapur derën që të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Ne i kemi tri dekada si parti politike sot LDK-ja, është shkollë e të menduarit politikë”
Nuk e gjen askë në LDK-në, që thotë se Vjosa Osmani nuk e ka vendin në LDK, por ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër dhe është zgjedhje e saj”
Mendojë se edhe atë edhe mua edhe disa figura të tjera të reja partia i ka privilegjuar. Unë kam qenë kandidatë për kryeministër në vitin 2017, me marrë besimin e LDK-së, vërtetë është privilegjë. Këtë mbështetje i’a ka dhënë edhe Vjosa Osmanit në zgjedhjet e fundit. Unë besoj se pas një kohe ajo do të kthehet në LDK, sikur plotë figura të tjera që janë kthyer”, ka thënë Hoti për Abcnews.al
Nënkryetari i LDK-së, tha se edhe në të kaluarën janë larguar figura nga kjo parti dha janë kthyer përsëri.
Ndryshe, ditë më parë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se LDK-ja, e ka gozhduar derën për të.
Sipas saj LDK-ja, një herë e përjashtuar nga partia pastaj thonë se e ka derën hapur./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...