Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Diplomati sllovak pas takimeve me krerët institucional dhe liderët e dy partive opozitare, atë Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të PDK-së, Kadri Veseli pritet të diskutojë edhe me Haradinajn për ecurinë e dialogut me Serbinë.
Ndërsa, pas këtij takimi diplomati i BE-së, pritet të takojë liderin e Nismës, Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.
Lajçak ka filluar ditën e dytë të vizitës zyrtare në një takim me presidentin Hashim Thaçi.
Pas takimit me të parin e shtetit, Lajçak tha se janë pajtuar që duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Kisha një bashkëbisedim shumë të mirë dhe jashtëzakonisht të mirëkuptueshëm me presidentin Hashim Thaçi. U pajtuam që Kosovës i nevojitet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...