Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimin me, Miroslav Lajçak, ka thënë se Bashkimi Europian duhet t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, pasi sipas tij po bëhet padrejtësi e madhe. Thaçi pas takimit me emisarin europian Mirsolav Lajcak tha se patën një bisedë të hapur dhe takim korrekt.
“Në përgjithësi ka qenë një takim korrekt, kontstruktiv dhe një bisedë e hapur, në gjetjen e mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të përfundonte me njohjen e ndërsjelltë dhe me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.”, tha ai.
Thaçi në konferencë për media, shtoi se BE duhet t’i liberalizojë vizat, pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.
“E ardhmja e vetme e Kosovës është të jetë pjesë e NATO dhe Bashkimit Europian, BE duhet të vendos sa më shpejtë për liberalizimin e vizave se po ndodhë një padrejtësi e madhe dhe ndëshkim, kur dihet se janë plotësuar në tërësi kriteret, madje kemi implementuar më shumë standarde se vendet e tjera.”, tha Presidenti.
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...