Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i kishte premtuar gjatë zgjedhjeve të LDK’ë se nuk kishte marrëveshje me kryetarin aktual të partisë, Isa Mustafën.
Mirëpo, pas rezultatit të zgjedhjeve brenda partisë, sipas tij, doli se kishte marrëveshje.
“Unë i kam thënë Vjosa Osmanit se dua të ecim bashkë, të garojmë bashkë. Ajo më ka thënë se nuk ka marrëveshje, por doli se kishte marrëveshje. Madje e përmendi edhe reagimin e fundit”, është shprehur Sejdiu në emisionin Pressing .
Tutje, ai tregoi se gjatë zgjedhjeve të mëhershme, sipas tij, edhe Mustafa e kishte tradhtuar.
“Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë”, ka thënë Sejdiu në Pressing.
“Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK’së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurtheve. Pataj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK’së”, shtoi Sejdiu.
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...