Bektashinjtë kërkojnë të ndahen nga Bashkësia Islame

13:35 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione kanë takuar delegacionin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane më seli në Tiranë.

Arsyeja e këtij takimi është kërkesa e këtyre të fundit që në Kosovë ky komunitet të jetë i ndarë e jo nën një tunel më Bashkësinë Islame, raporton Arbresh.info.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje ka thënë se kërkesën e tyre e kanë aprovua si komision.

Balje tha se ka mbetur tash nën menaxhimin e Kuvendit.

“Në komision e kemi dërguar ligjin për liri fetare. Na do të punojmë seriozit për kërkesën tuaj. Nuk besoj se do të këtë problem për komisionin. Tash do ta shohim procedurën në Kuvend”, tha ajo.

Kryesuesi i kryegjyshatës, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se nuk kanë asgjë kundër vetëm se kërkojnë që të jenë njëjtë si në Tiranë.

“Ne jemi të shqetësuar për mos kalimin e ligjit për Bektashianët. Unë e kam shpjeguar që Bektashizmi bënë pjesë tekë shqiptarët. Ne asnjë herë s’kemi qenë nën te Bashkësisë Islame. Ne duam të regjistrohemi si sekt në vete. Përveç dy festave që janë Bajrami në kemi edhe 22 marsin dhe ashuret. Problemi qëndron tekë drejtimi i komunitetit. Ne i respektojmë të gjitha fetë ashtu si në Tiranë dëshirojmë të jemi edhe në Kosovë si komunitet në vete”, tha ai para komisionit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale