Gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus që janë në gjendje të rëndë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Gjithsej në këtë spital janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 12 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 6 janë në gjendje më të rëndë.
Postimi i plotë:
7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 303 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
256 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,365
analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.
184 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 117 Rëntgen, 46 EHO dhe 21 CT-ja.
1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:12 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë në gjendje më të rëndë.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...