Ditën e sotme shirat e dendur duket se kanë shkaktuar problemet e para. Në Durrës dhe në Vlorë, raportohet për bllokime të akseve kryesore rrugore, ndërkohë prezenca e shtuar e ujit nëpër rrugë, e vështirëson lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.
Bashkia Vlorë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvijzet me automjete dhe ato në këmbë, që nuk janë të domosdoshme.
“Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë,”- shkruhet në postimin e bashkisë.
Ndërkohë, parashikohet që java të jetë me shira të dendur.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë