Qytetarë të shumtë drejtë Maqedonisë së Veriut, kalojnë pa testin PCR

11:14 | 12 Tetor 2020
Arbresh.info

Kolona të gjatë andej e këtej  kufirit.

Pika kufitare në Hanë të Elezit që lidhë Kosovën më Maqedoninë Veriore, këtë të hënë ka pas numër  të shtuar të udhëtarëve, raporton Arbresh.info.

Të dy këto dy  shtetet kanë hapur kufijtë dhe kanë larguar testimin PCR.

Disa qytetarë që kanë kaluar për arbresh.info, kanë thënë se e kanë pritur me pa durim largimi e kësaj mase.

“Më padurim e kemi pritur këtë ditë që të hiqet testi i COVID-19 për të kaluar kufirin. I kom fëmijët në Tetovë duke studiuar”, thotë njëra nga udhëtarët për arbresh.info e cila mëngjesin e sotëm morri rrugën për në Maqedoni Veriore.

E, udhëtari tjetër thotë se tash e 8 muaj nuk e ka parë vajzën e tij e cila është e marruar në Shkup.

“Tash e 8 muaj se kamë parë vajzën. Më padurim po pres ta shoh  nipin. Uroj ma mos të këtë mbyllje të kufirit”.

Kujtojmë, se të dy vendet kanë vendosur nga sot të hapin kufijtë pa test COVID-19.

Mbyllja e kufirit ishte bërë në korrik për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektuar më COVID-19./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale