Mandati i presidentit aktual të vendit përfundon në muajin prill të vitit të ardhshëm. Ndonëse presidenti Hashim Thaçi ka mandat edhe pesë muaj, partitë politike kanë aktualizuar këtë temë duke lënë të hapur mundësinë që posti i presidentit të jetë pjesë e pazareve të tyre politike. Megjithatë asnjëra prej partive politike nuk kanë një qëndrim të qartë se si mund të zgjidhet kjo çështje për të cilën kërkohet konsensus i gjerë politik.
I pari që haptas ka shprehur ambiciet për president të vendit ka qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pretendon se ky post duhet të diskutohet edhe brenda partnerëve të koalicionit aktual qeverisës.
Por LDK nuk është e gatshme të flas për këtë temë në këtë fazë ani pse e respekton të drejtën e secilit për të shfaqur ambiciet për president.
Ndonëse zyrtarë të lartë të PDK’së kanë thënë se janë të gatshëm të bëhen pjesë e kësaj qeverie nëse PDK merr postin e presidentit ose kryeministrit, deputeti Bekim Haxhiu thotë se tema e presidentit nuk është në rend dite.
Për zgjedhjen e presidentit të vendit kërkohet shumica e votave të deputetëve të cilat koalicioni aktual nuk i ka, prandaj kërkohet një konsensus edhe me opozitën.
VV thotë se nuk bëhet pjesë e pazareve për postin e presidentit.
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...