Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur konferencë lidhur me arrestimin e nënkryetarit të këtij subjekti, Haki Rugovës.
Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa arrestimin e Rugovës e vlerësoi si politik dhe me qëllim që të dëmtohet LDK-ja.
“Arrestimi i Haki Rugovës është bërë pas asnjë bazë ligjore. Është bërë me qëllime politike dhe ta dëmtojnë LDK-në, arrestimi nga policia dhe prokuroria është kryer ditën që është kryer në parlament 100 ditshi i qeverisë, kanë dashur që ta njollosin pastërtinë e kësaj qeverie”, tha Mustafa.
Po ashtu ai tha se duan që me këtë rast të merret Prokuroria Speciale.
“Kërkojë të dimë nga prokuroria se çfarë rreziku ka përbë Haki Rugova. Jam njoftuar nga avokati i Rugovës, që rasti e tij ta merr Prokuroria Speciale dhe ne besojmë në të”, tha Mustafa./arbresh.info/
Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...