Ministria e Shëndetësisë informon se ata janë duke punuar në mënyrë aktive në riorganizimin e ambienteve spitalore dhe personelit mjekësor sipas sistemit të rotacionit në shëndetin publik për t’iu përgjigjur periudhës së ardhshme dhe rritjes së mundshme të numrit të shtrimeve në spital të pacientëve me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kapaciteti i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup është pothuajse i plotë dhe që nga dita e djeshme, spitali i modular me 72 shtretër spitalorë, i vendosur afër ndërtesës klinike, është plotësisht i përgatitur për shtrimin në spital dhe trajtimin e pacientëve.
“Në deklaratën për media, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi që nga sot, spitali modular me një numër të mjaftueshëm të personelit mjekësor, mjekë dhe infermierë nga Klinika për Pulmonologji dhe Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” është vënë në veprim. Ai sqaroi se kapaciteti nuk do të mbingarkohet më shumë sesa tani, që të mund të punojnë edhe departamentet e tjera dhe ata punonjësit shëndetësorë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga atje shtojnë se sistemi shëndetësor është i gatshëm, por u bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin përgjegjësinë maksimale dhe të respektojnë plotësisht masat për mbrojtje nga përhapja e mëtejshme e coronavirusit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...