Kreu i Degës së LDK’së në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka treguar së në mbledhjen e djeshme të degës kanë marrë vendim unanim për shkarkimin e dy kryetarëve të nëndegëve, Tafil Pecit dhe Bekim Mujës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë kreu i Degës së LDK’së në Mitrovicë, Safet Kamberi.
Ai ka thënë se një shkarkim i tillë ka ardhur si pasojë e presionit nga partia, meqë Tafil Peci dhe Bekim Muja qysh në zgjedhjet e 2017-ës kishin bashkëpunuar me Agim Bahtirin në kundërshtim me vendimin e LDK’së dhe tash e dy vjet mbajnë pozitat të drejtorëve në Komunën e drejtuar nga Agim Bahtiri.
“Është histori e gjatë. Qysh prej zgjedhjeve të fundit në 2017, kur ata dhe disa të tjerë e kanë thyer vendimin e LDK’së dhe kanë bërë koalicion me Agim Bahtirin dhe pas kësaj ata kanë marrë pozita në Komunë, janë drejtor të Agimit të VV’së. Dhe ka qenë kërkesë e Degës qendrore që me marrë masa në raport me njerëzit që si respektojnë vendimet e partisë. Ata kanë vazhduar deri tash të dëmtojnë imazhin e partisë. Dhe ne mbrëmë në takimin e Degës, kemi vendosur t’i shkarkojmë”, ka thënë Safet Kamberi për Express.
I pyetur nëse një zhvillim i tillë ka të bëjë me përplasjen e fundit në mes të kreut të LDK’së, Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit, Kamberi e ka mohuar kategorikisht.
“ Ska lidhje me temën e Vjosës”, ka përfunduar kreu i Degës së LDK’së në Mitrovicë.
Akuza në drejtim të Kamberit ka drejtuar vetë Tafil Peci, i cili thotë se në Mitrovicë shumica e kryetarëve të nëndegëve në Mitrovicë tashmë janë duke e përkrahur Vjosa Osmanin dhe jo Isa Mustafën.
“Një vendim i tillë i ndërmarrë, vie për shkak frustrimit të tyre, pasi që mbi 80% te kryetarëve të nëndegëve janë votues dhe përkrahës të Vjosa Osmanit”, ka shkruar Peci në profilin e tij.
Peci ka thënë se në mes të Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit do të zgjedhin këtë të fundit.
“Ne si veprimtarë të LDK-së, në mes të Rugovizmit të Haki Rugovës dhe Isa Mustafës, si dhe Rugovizmit të Ibrahim Rugovës dhe Vjosa Osmanit, ne zgjedhim këtë të fundit. Ne zgjedhim konsistencën, mbajtjen e fjalës dhe dinjitetin.Verdiktin do ta marrin nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale”, ka përfunduar Tafil Peci.
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...
AKP do të organizojë aksion humanitar për dhurimin e gjakut
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...