Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri bashkëqeverisjen me LDK-në po e sheh si të suksesshme në luftimin e aferave korruptive dhe kthimin e meritokracisë në punësimet në administratën e shtetit dhe largimin e punësimit me të njohshëm.
“Është qeveri që ka zero afera korruptive dhe mbi të gjitha po vazhdohet që është ndërtuar në menaxhimin publik dhe shfrytëzimin racional të buxhetit. Tek mirëqeverisja ka nisur diçka edhe që është historike. Është hera e parë që ka fillu rekrutimi online i punëtorëve të administratës së shtetit. Të nderuar deputetë të kaluarën kriteret e intervistave kanë qenë në bazë të intervistës. Tash është nis një proces që e ka kthyer meritokracinë. Me thënë më troç më nuk ka punësim me të njohshëm. Po ashtu, kontratat në vepër që kanë qenë kanceri i Administratës së Shtetit më nuk ekzistojnë”, tha ai.
Këto deklarata Tahiri i bëri gjatë seancës ku raportoj Kryeministri Avdullah Hoti, për 100 ditëshin e Qeverisë./arbresh.info/
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...