Byroja e Statistikave Kombëtare në Britani të Madhe, njoftoi se Covid- 19 është shkaku kryesor i më shumë se 48,000 vdekjeve.
Koronavirusi doli të ketë shkaktuar tre herë më shumë vdekje sesa gripi dhe pneumonia midis janarit dhe gushtit, tha Zyra Kombëtare e Statistikave.
Ai studioi nivelet e vdekshmërisë në të tre kushtet dhe zbuloi se 48,168 vdekje ishin të shoqëruara me Covid-19, dhe se virusi ishte shkaku themelor i vdekjes tre herë më shumë se të gjitha shkaqet e tjera, transmeton portal arbresh.info
Kjo do të thotë që gjatë tetë muajve, Covid-19 përbënte rreth 12.4 përqind të të gjitha vdekjeve, ndërsa 13.619 njerëz vdiqën nga pneumonia dhe 394 vdiqën nga gripi.

Në të gjitha raportimet mbi vdekjet u gjet se gripi dhe pneumonia, ashtu sikurse edhe Covid-19 shkaku kryesor i vdekjes në 96 përqind të rasteve ishte pikërisht koronavirusi.
Byroja gjithashtu i krahasoi këto të dhëna me të gjitha të dhënat e vitit 1959, kur regjistrat e vdekjeve mblidheshin çdo muaj, dhe zbuloi se koronavirusi ishte më vdekjeprurës se çdo sezon i gripit dhe pneumonisë.
Vdekjet e shkaktuara nga gripi dhe pneumonia ishin më të mëdha te gratë, ndërsa vdekjet nga koronavirusi ishin 24 përqind më të larta tek burrat.
Kreu i i departamentit të analizës së vdekshmërisë në Institut, Sarah Cole, për Independent tha se ‘mes janarit dhe gushtit të këtij viti, u regjistruan tre herë më shumë vdekje në të cilat Covid-19 ishte shkaku kryesor në lidhje me gripin dhe pneumoninë’./arbresh.info/
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...