Ed Sheeran u pa për herë të parë me vajzën, Lyra Antarctica, një muaj pasi gruaja Cherry Seaborn lindi.
Ed Sheeran është fotografuar me vajzën e tij të porsalindur, Lyra Antarctica për herë të parë, pesë javë pasi gruaja e tij Cherry Seaborn lindi, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Këngëtari, 29 vjeç, u pa teksa dilte në Londër, të enjten në mëngjes me vajzën e tij.
Ed dhe Cherry, 28 vjeçe, njoftuan për lindjen e vajzës përmes Instagramit në fillim të shtatorit, pasi e mbajtën të fshehtë shtatzëninë e Cherryt deri disa javë para lindjes së Lyrsës.

Autori i hitit “Shape of You”, u pa i veshur me njv palë xhinse të zeza dhe atlete, ndërsa këtë pamje e kompletoi me një xhaketë lëkure dhe kapele e syze.

Vogëlushen po e mbante me shumë kujdes Sheeran, i cili në duar po e mbante edhe një shishe të madhe blu.
Javë më parë, këngëtari njoftoi përmes Instagramit se është bërë baba, ndërsa tha se vogëlushja dhe gruaja e tij janë mirë
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...